Taravari: Tani më ka dy fronte politike te shqiptarët, Aleanca me Alternativën do të fitojnë, andaj duhet debat publik mes liderëve

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, është në debat televiziv në Televizionin 21, ku po debaton me nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti, njofton news33.tv

Taravari, ka ftuar edhe një herë në debat publik liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin që të ballafaqohet me kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Ai, për debatin që e kërkon popullata, ka dhënë argumente se pse duhet të zhvillohet një debat i tillë:

Reklame

Debati politik është mjet i rëndësishëm për ti nxjerrë argumentet politike. Ahmeti është i njëjtë si Gruevski, që asnjëherë nuk doli në debat politik. Në zgjedhjet e fundit lokale, parti politike e dytë ishte Aleanca për Shqiptarët në bazë të numrit të këshilltarëve. Tash u plotësua dëshira e Ahmetit që të ketë dy palë shqiptare sepse vazhdimisht thirrej në unifikimin e votës shqiptare, tash Aleanca dhe Alternativa janë së bashku. Për Kasamin nuk duhet dyshime se flet Zaevi në vend të tij.

Dy palë kanë mbet në partitë shqiptare. E kemi politikën e re me Ziadin Selën dhe politikën e vjetër e përfaqësuar me Ali Ahmetin. Sipas anketave nëse i merrni rezultatet, Aleanca me Altearnativën janë para BDI-së, dhe Ahmeti e din se kush është oponent kryesor. Nuk kam asgjë kundër Bilall Kasamit, Kasami është pjesë e një koalicionimi, andaj udhëheqës i atij koalicioni është Zaev. Pala shqiptare që do sfidohen, dhe në të cilën do fiton Aleanca dhe Alternativa, duhet të ketë një debat, insistojmë në një debat ashtu sikurse ka pala maqedonase debate. Mos u merrni kush jemi, si jemi, dhe nga vijmë.

Në garën politike lideri i juaj kërkonte të jemi dy palë, tani janë dy palë. Ne jemi në koalicion, juve u ngelet të merrni dhe PDSH-në, sepse jeni politikë e vjetruar. Mos u merrni kush është pozitë, kush opozitë, tash garojnë Aleanca me Alternativë dhe BDI-ja. Ejani, të ballafaqoheni në debat. Se di pse nervozizëm tek Izeti, ju garoni me Aleancën dhe Alternativën andaj urdhëroni dhe garoni në debat./news33.tv