Taravari: Xhaferi është kandidaturë serioze për Gostivarin (VIDEO)

Ne emisionin Click Plus, kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari e ka cilësuar si kandidaturë serioze Talat Xhaferin për kryetar të Gostivarit.

I pyetur se çfarë nëse Xhaferi kandidon për Gostivarin, Taravari është përgjigjur: “Xhaferi është kandidaturë serioze”.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Agron Vrangalla: Ta zemë se Talat Xhaferi është kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit? Arben Taravari: Shihni, Talat Xhaferi është kandidaturë serioze ta themi sinqerisht kështu. Gëzon një farë autoriteti në Gostivar”

Talat Xhaferi tani udhëheq me postin e kryeparlamentarit, dhe për të kandiduar si kryetar i Gostivarit nga BDI, do të duhet më pas të largohet nga posti i Kuvendit.