Taseva: Nuk mundet që kryeministri t’u lajmërohet policëve

Kryetarja e “Transparency International”, Sllagjana Taseva e ka kritikuar veprimin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili kërkoi nga policët lëshimin e qytetarëve që i kishte zënë ora policore në kufi.

“Nuk mundet që kryeministri t’i lajmërohet policit. Qoftë ajo edhe nëse bëhet fjalë për qytetarin. Kështu veprohet në të gjitha sferat”, tha Taseva në ClickPlus në TV21.

Ajo vlerëson se duhet të ndryshohet sjellja e institucioneve dhe të lejojnë policët të kryejnë punën e vetë.