Taulant Xhaka me urim emocional për mbesën e porsalindur

30
11.06.2016, xtwx, Euro 2016 - Vorrunde Gruppe A - Group A Match Schweiz (Switzerland) vs. Albanien (Albania) EM EURO Nationalteam L‰nderspiel Taulant Xhaka (Albanien, Albania) Lens 11 06 2016 xtwx Euro 2016 Fight Group A Group A Match Switzerland Switzerland vs Albania Albania euro Euro National team international match Taulant Xhaka Albania Albania Lens
#

Ditën e sotme, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, u bë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka sjellë në jetë një vajzë, gjininë e së cilës e bënë të ditur vetëm sot, pasi gjatë shtatzënisë e kishin mbajtur të fshehtë.

Ende nuk dihet se cili është emri që Graniti dhe Leonita kanë zgjedhur për të voglën e tyre, mirëpo futbollisti s’ka mundur dot ta mbajë gëzimin vetëm për vete, duke ndarë një foto në Instagram.

Ai publikoi një foto me dorën e vogëlushes së porsalindur, të cilën e kishin vendosur mbi dy duart e tyre.

“Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, mami dhe babi të duan.”- shkruante Graniti krahas fotos.

Gëzimin për të voglën e ka ndarë me ndjekësit në Instagram edhe vëllai i Granitit, Taulanti.

Ai ka publikuar të njëjtën foto si vëllai, duke i bërë mbesës së tij të parë një urim tepër emocionues.

“Sod esht nje dit e veqant per mu.. me plot gezim e lumturi, qe u bona per her te par axhë!!! Jom krenar me ty vlla @granitxhaka jam i bindur qe behesh ni prind i mrekullushem edhe ni prind me shum dashuri ndaj priceshes tvogel tash shkoj pak te @leonita.x per mu je jo veq nusja e vllavit po edhe motra ime edhe do te kesh gjithmon mbështetjen ton! Axhi Taulant do te jet gjithmon ktu per ty princesha e vogel“, janë fjalët e tij në postim.