Tayna dhe Flori Mumajesi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Magdalena”.
Kënga e dyshes së famshme është paralajmëruar disa javë më parë mirëpo ishte e bërë e ditur se videoklipi i këngës do të publikohej më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Në videoklip Tayna paraqitet në fillim si një kukull në vitrinat e dyqanit dhe me veshje tejet provokative.
Teksti i këngës është shkruar nga Tayna, Flori Mumajesi dhe Endrit Mumajesi.