Tayna ftohet në Brazil për të kënduar nga ylli i Real Madridit

44

Reperja shqiptare, Doruntina Shala e njohur me emrin e artit, Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

#

Ajo tashmë padyshim se ka kaluar kufijtë, projektet e së cilës përveç sukseseve të mëdha në vendin tonë janë duke u shpërndarë dhe dëgjuar në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, projektin e saj të fundit e njëherësh të ri “Sicko”, u bë e ditur se e ka dëgjuar edhe sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili publikoi një postim në rrjetet sociale.

Ky i fundit duket se vazhdon të jetë në kontakt akoma me këngëtaren shqiptare, pasi e ka ftuar atë të këndojë në Brazil.

Në opsionin pyetje- përgjigje të Doruntina Shalës në Instagram, Junior i ka thënë 23-vjeçares se dëshiron një shou në Brazil dhe një përgjigje nga ana e saj nuk ka munguar.

Sakaq, edhe pse jemi në fund të këtij viti, Tayna është akoma duke punuar në projekte të reja dhe së shpejti pritet të prezantohen para publikut.

“Sicko” përndryshe ka kaluar shifrën e 9.5 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.