Tayna shihet duke mbajtur shumë të majme parash në imazhin e shkëputur nga klipi i këngës së re

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, tashmë është ndër më të kërkuarat në mbrëmjet muzikore.

Ajo ka qenë mjaft aktive me prurjet e reja muzikore, të cilat po dëgjohen në masë të madhe në platforma digjitale.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka sjell një fotografi tërheqëse.

Jo vetëm që erdhi me një veshje të ekspozuar që i theksonte tiparet trupore, por edhe me një stil të ri flokësh.

Taynë kësaj radhe është bërë edhe me balluke, duke kombinuar dukjen edhe me makijazh profesional.

Në dorë të bukuroshes ishin një shumë e majme parash, që ajo e konsideronte si të ishte një telefon.

“Hape më Ivoriandoll”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Po e njëjta paraqitje vjen nga klipi i këngës së re, që do të jetë në bashkëpunim me reperen angleze Ivoriandoll. /Telegrafi