Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoni

AdvertismentCustom Text

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.473 teste të kryera janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 7 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 16 pacientë.

ReklameCustom Text

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë, nga Tetova dhe Gostivari. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.086 raste, prej të cilëve 150.295 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 300 raste aktive me virusin korona.