Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1 258 testime ndërsa janë regjistruar 284 raste të reja.

Janë regjistruar 449 persona të shëruar.

Reklame

Në 24 orët e fundit 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve me kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 112 930, numri i pacientëve të shëruar 98 133 dhe i të vdekurve 3 340.

Numri i rasteve aktive është 11 457.