Te enjten në UEJL fillon kampi veror për maturantët e shkollave të mesme

16

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore organizon Kamp Veror me temë “Të menduarit kritik në epokën digjitale” për të gjithë maturantët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kampi veror do të mbahet më 18 dhe 19 Prill në UEJL. Në fund të kampit veror të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë. Maturantët duhet të aplikojnë online.

Disa nga qëllimet e kampit veror janë:

Të njihen maturantët me jetën studentore dhe me rolin e Universitetet mbi përgatitjen e gjeneratave të së ardhmes.

Tu ofrojë mundësi të gjithë maturantëve dhe studentëve aktual të UEJL që bashkërisht të mësojnë, argëtohen dhe të njihen me njëri-tjetrin.

 

Tu ofrojë mundësi maturantëve që të informohen për sistemin e arsimit të lartë duke analizuar kushtet dhe ofertat akademike që i ofrojnë Universitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriu.

Të njihen maturantët me teknologjitë e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndjekur trendet bashkëkohore.

Tu mundësojë maturantëve që të njihen me sfidat e ekonomisë së tregut të lirë dhe zhvillimit ekonomik të bazuar në dije.

Të fitojnë aftësi për punë ekipore, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe inteligjencën emocionale të tyre.

“Në kampin veror do të ligjërojnë akademikë, profesorë, menaxher të bizneseve, alumni, etj. në fushën e shkencave ekonomike, sociale, edukimit, TI, shërbimeve, etj.

Krahas ligjëratave, do të ketë edhe programe për argëtim dhe shoqërim të gjithë pjesëmarrësve.

 

Të gjitha shpenzimet e kampit verore (fjetja, ushqimi dhe materialet e nevojshme për ligjërata) janë siguruar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, përveç shpenzimeve të udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL.

Agjendën e kampit e gjeni këtu.