Të gjitha bizneset mbyllen, përpos marketeve dhe barnatoreve

Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli masa shtesë, me qëllim të ballafaqimit në mënyrë sa më efikase më përhapjen e #COVID19

▶️ Mbyllen të gjitha dyqanet në Qendrat Tregëtare në vend, do të punojnë vetëm marketet, farmacitë dhe restoranet që do të pregadisin ushqime me porosi online;

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

▶️Ndërpritet puna e të gjithë restoranteve, kafeneve, bareve, kazinove, bastoreve sportive dhe objekteve tjera shërbyese;

▶️Mbrenda 48 orëve pas vendimit mbyllet aeroorti i Ohrit, përkatësishtë pika kufitare e Aeroportit;

▶️Mbyllet të gjitha vendëkalimet kufitare për këmbsorë përveç Tabanovcë, Devebair, Qafë Thënë, Bogorodic dhe Bllacë që do jenë të hapur për udhëtarë me makina;

▶️Në Republikën e Maqedonisë së Veriut u ndalohet hyrja shtetasve të huaj që vijnë nga shtetet përveç me rrezikshmëri të lartë edhe e shtetasëve me rrezikshmëri të mesme ku është i përhapur Coronavirusi përveç atyre që kanë lejeqëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm;