Të gjithë banorët e Zvicrës kanë të drejtë të udhëtojnë për pushimet verore në 2020

Advertisment

Autoritetet zvicerane kanë thënë që banorët do të lejohen të shkojnë me pushime në vitin 2020, në dukje duke kundërshtuar mbrapa një deklaratë të bërë vetëm disa ditë më parë, transmeton albinfo.ch.

Karin Keller-Sutter, Shefja e Departamentit të Drejtësisë Zvicerane, tha që qeveria nuk do t’i ndalojë banorët e Zvicrës të largohen gjatë verës së vtit 2020 dhe po ashtu nuk do të ndalohen që ata të kthehen, shkruajnë mediat zvicerane.

Reklame

Sidoqoftë, ajo tregoi se kushdo që synon ta bëjë këtë mund të hasë vështirësi vetëm në kufijtë e shteteve të tjera, pasi që shumë vende fqinje janë të vendosura t’i mbajnë kufijtë e tyre të mbyllur për të ardhmen e parashikueshme.

Duhet theksuar se deklarata e Keller-Sutter erdhi vetëm disa ditë pasi Erik Jakob, kreu i Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike, tha se udhëtimet do të duhej të shtyheshin deri në vitin 2021, përcjell tutje albinfo.ch.

“Me një rekomandim personal, unë do të shtyja udhëtimet jashtë vendit deri në vitin e ardhshëm”, tha Jakob të hënën.

Të mërkurën, Jakob kërkoi falje për komentet e tij, duke thënë se ndërsa ai personalisht planifikonte të mos bënte pushime, deklarata e tij nuk ishte një “rekomandim zyrtar”.

“Deklaratat e mia nuk ishin në asnjë mënyrë si një rekomandim zyrtar për të shtyrë të gjitha udhëtimet e pushimeve jashtë vendit nga viti 2020 deri në vitin 2021.”

Zviceranët mund të largohen dhe të kthehen – por duhet të kontrollojnë me vendet e destinacionit, përcjell tutje albinfo.ch.

Keller-Sutter tha se ndërsa zviceranëve u lejohej të linin vendin, ata duhej të ishin të kujdesshëm në lidhje me situatën në çdo vend destinacioni – madje edhe ato që ndanin një kufi me Zvicrën.

“Shumë tashmë po mendojnë për pushimet verore. Njerëzit mund të largohen nga Zvicra ashtu siç dëshirojnë dhe më pas të hyjnë përsëri.”

Keller-Sutter tha se nëse situata është e qetë diku në javët e ardhshme, ajo mendon se Zvicra do të ishte e hapur për turistët ndërkombëtarë këtë verë, por se e gjitha varet nga situata që krijohet.

Po ashtu, Keller-Sutter tha se zviceranët mund të pushojnë edhe në Zvicër.

“E mira është: Pushimet në Zvicër janë të mundshme në çdo kohë. Ne dëshirojmë t’i bëjmë thirrje popullatës që të kalojë pushimet në Zvicër.

“Kjo gjithashtu na ndihmon të stimulojmë përsëri ekonominë.” /Albinfo.ch.