Të gjithë pacientët me tuberkuloz në vend janë shtruar në spitalin e Leshkës

Advertisment

Institucioni shëndetësor publik spitali special për sëmundjet e mushkërive dhe për tuberkulozë “Leshkë” tashmë disa javë ka qenë një lloj qendre shtetërore për të gjithë pacientët me tuberkuloz në vend. Për shkak të gjendjes me Kovid-19 dhe institucioneve të rikonstruktuara shëndetësore, u vendos që në këtë spital të pranohen të gjithë pacientët me tuberkuloz, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Spitali ynë me ristrukturimin e kapaciteteve shëndetësore funksionon vetëm me tuberkuloz. Të gjithë pacientët me tuberkuloz nga i gjithë vendi, të cilët janë vendosur në Institutin për sëmundje të mushkërive në Shkup dhe institucione të tjera mjekësore në të gjithë vendin, janë transferuar tek ne.

Reklame

Përveç punës në spital dhe një klinikë ambulatore me pullomologji dhe alergologji do të thotë diagnostifikim i mushkërive, funksionojnë rentgeni dhe laboratori. Nuk bëhet spirometri për shkak të koronavirusit. Normalisht, stafi mbrohet me skafanderë, doreza, maska, vizirë dhe gjithçka tjetër që nevojitet”, deklaroi drejtori i spitalit Ismail Vaiti.

 

Sipas protokolleve speciale, të gjithë personat me tuberkuloz janë vendosur vetëm në dhoma.

“Në këto dy javë të trajtimit në spital janë nëntë pacientë. Ne kemi kapacitet për më shumë, por ata janë të gjithë vetëm në dhoma për shkak të kujdesit dhe rrezikut nga Kovid-19. Gjatë diagnozës gjatë këtyre muajve të fundit ka pasur raste të dyshimta që i kemi dërguar për ekzaminim për Kovid-19 dhe ka pasur raste pozitive. Po ashtu raste specifike në vendin tonë janë ato të tuberkulozit rezistent tek të cilët ilaçet nuk reagojnë”, thekson Vaiti.

Tre infermiere nga Spitali i Leshkës nga 14 qershori deri më 4 korrik të vitit 2020 punuan për të ndihmuar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” në Shkup, i cili tani është qendra kryesore e Kovid-19, ku janë hospitalizuar të sëmurit më rëndë.

“Ata kanë punuar me princip të kujdestarisë nga 24 orë dhe tre ditë pushim. Ata janë të kënaqur me qëndrimin dhe punën e tyre, ndërsa kolegët e tyre atje janë të kënaqur me punën e kolegëve tanë. Tani ata janë me pushime 10-ditore, pas së cilës do të kthehen për të punuar në spitalin tonë”, thotë drejtori i institucionit.

Nga të gjithë të punësuarit në spitalin e Leshkës deri më tani para një muaj, një infermiere ishte pozitive për kovid-19 dhe u kurua me sukses, pas së cilës ajo u kthye në punë.