Të jesh nga Kosova nuk të bën as më shqiptar dhe as më…

Uk Lushi

I lexon njeriu disa medie në Prishtinë dhe nuk ka si të habitet kur sheh antishqiptarizmin e qartë ndërsa trajtohet prejardhja gjeografike e disa njerëzve në politikën dhe jetën e Kosovës.

Thonë Dejona Mihali e Shqipërisë. Hysamedin Feraj i Shqipërisë. Doarsa Kica e Maqedonisë. Mehmet Kraja i Malit të Zi. Etj. etj.

Po si ore paska ndonjë rëndësi se nga je ose ku je lindur kur bën një punë kudo ka shqiptarë?!

Kritikat duhet bërë njerëzve pse bëjnë veprime apo thonë gjëra të gabuara. Jo pse nuk janë nga Kosova. Dhe nëse ndodh kjo, pse duhet theksuar shteti?!!! Të jesh nga Kosova nuk të bën as më shqiptar dhe as më të mirë se ngado vend tjetër shqiptar.

*postim në fejsbuk