Të mbuluar nga veshja mbrojtëse, çifti i infermierëve shqiptarë në Itali formojnë shqiponjën

Advertisment

Një foto e një çifti me origjinë shqiptare, që jetojnë në Itali po bënë xhiron e rrjetit. Ata janë të dy infermierë në spitalin e Lodit në Itali që po iu vijnë në dihmë të infektuarve me Covid-19.

Me punën e tyre, ata po motivojnë dhe po u japin shpresë të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por megjithëse në luftë me virusin që merr jetë, ata nuk kanë harruar vendin e tyre.

Reklame

Të mbuluar me veshjen speciale me të cilën hyjnë në pavione, ata kanë bërë simbolin e shqiponjës dhe shohin njëri-tjetrin me dashuri.