Në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas vendimit të Qeverisë, të mërkurën , respektivisht me 1 korrik do të hapet Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit si dhe aeroporti i Ohrit.

Aeroportet do të hapen sipas rregullave të reja, ku mes tjerash do të duhet të mbani maskë,të dezinfektoni rregullisht duart, do të matet temperatura trupore e secilit prej udhëtarëve.

 

Udhëtarët do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit. Ndalohet hyrja në objektin e aeroportit për personat që shoqërojnë udhëtarët.