Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) iu rekomandon kompanive ushtruese të veprimtarive energjetike, si dhe ndërmarrjeve publike që janë ofrues të shërbimeve ujore drejtë qytetarëve, në dy javët e ardhshme të shkyçen qytetarët nga sistemet adekuate për furnizim me energji elektrike, energji të ngrohjes dhe ujë për shkak të faturave të papaguara.
Duke e pasur parasysh vendimin e Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë që është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thonë nga KRRE, me këtë rekomandim kemi për qëllim që t’iu tregojmë kompanive dhe ndërmarrjeve publike puna e të cilave është nën kompetencën tonë që të tregojnë humanitet dhe t’iu përmbahen aktiviteteve të cilat do të ndikonin ndaj shëndetit të njeriut. (INA)