Të paktën 50 të infektuar me omikron në një festë në një restorant në Oslo

Persona zyrtarë në Norvegji pohojnë se të paktën 50 persona në Oslo janë infektuar me llojin e ri të koronavirusit, omikron.

Mediat amerikane transmetojnë se rastet janë të lidhura me festën e Krishtlindjeve të një kompanie në një restorant në Oslo, deklaruan persona zyrtarë.

Reklame

Komuna e Oslos përmes një kumtese thekson se priten më shumë raste.

Personat zyrtarë tentojnë t’i zbulojnë mënyrat e bartjes së virusit në këtë festë.

Instituti norvegjeze për Shëndet publik kumtoi se pacientët jetojnë në Oslo dhe komunat përreth.