Të pasurit do të paguajnë ushqimin për të pastrehët/ Ja cili i famshëm do të hapë restorantin e veçantë

Jaden Smith, djali i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, do të hapë një restorant për t’u dhënë vakte falas njerëzve të pastrehë.

Restoranti “I Love You”, do të sigurojë ushqim vegan falas, për ata që kanë nevojë në zonën Skid Row, të Los Angeles.

Reklame

Jaden, thotë se dëshiron që ata që kanë mundësi të paguajnë për vaktin e tyre, të shpenzojnë pak më shumë, si një mjet për të paguar dhe vaktin e personit të pastrehë.

“Nëse nuk jeni i pastrehë, jo vetëm që duhet të paguani, por mund të paguani më shumë sesa vlera e ushqimit në mënyrë që të mund të paguani për personin që keni mbrapa jush.”- shpjegoi 22 vjeçari.