Të sëmurit kronikë për terapi të shkojnë tek mjeku amë

Pacientët e sëmurë kronikë për vazhdimin e terapisë së tyre do të mund në vend tek mjeku specialist të shkojnë tek mjeku amë. Kjo është masë shtesë e cila nuk ka të bëjë për pacientët e rinj të diagnostifikuar.

Anulohen të gjitha intervenimet paraprakisht të caktuara për pacientët kronikë, ndërsa do të ketë vetëm intervenime urgjente kirurgjike.

Këtë sot në konferencë për shtyp në Qeveri e kumtoi ministri i Shëndetësisë,
Venko Filipçe, i cili tha se masat shtesë përfshijnë që kafenetë dhe restorantet të punojnë me orar të shkurtuar deri në orën 18 dhe brenda kapacitetet të jetë i përgjysmuar, që do të thotë të mbahet distancë prej një metër e gjysmë deri në dy metra mes njerëzve të cilët qëndrojnë atje.

Filipçe shtoi se masat shtesë që i propozoi Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë do të shqyrtohen sot në seancën e Qeverisë, ndërsa ato përfshijnë edhe ndalesë të të gjitha tubimeve publike dhe private pa marrë parasysh vëllimit dhe numrit të pjesëmarrësve koncerte, shfaqje teatrale, projeksione në kinema, salla sportive, bastore etj.