Të shtëna me armë zjarri në Çair të Shkupit, plagoset një person

Në orët e hershme të mëngjesit në SPB Shkup është denoncuar se në lagjen Çair në afërsi të një restoranti një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit me iniciale K.T. 24 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur me motoçikletë dhe i ka shkaktuar plagë në këmbë.

I plagosuri menjëherë është dërguar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” për trajtim mjekësorë.

Reklame

Në vendngjarje kanë dal ekipi hetimor i MPB-së për të kryer ekspertizën, me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa gëzhoja.

Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit do të ngritët padi adekuate.