Te stacioni i autobusave në Tetovë gjendet trupi i pajetë i një mashkulli

Advertisment

Sot rreth orës 08 e 20 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është denoncuar se në afërsi të Stacionit të Autobusave në Tetovë, gjendet një trup i pa jetë i një personi mashkull.

“Menjëherë janë dërguar pjestarë të policisë në vendin ku u raportua rasti, me ç’rast është konfirmuar denoncimi,

Reklame

kështu që është kryer inspektim me pjesëmarje të prokurorit publik dhe gjatë inspektimit është konstatuar se bëhet fjalë për 69 vjeçarin K S nga Tetova”, njofto SPB Tetovë.

 

Nga policia e Tetovës njoftojnë se në trupin e tij të pa jetë, nuk janë vërejtur shenja dhu ne dhe në koordinim me prokurorin publik dhe mjekun ligjorë, do të vendoset për tu kryer autopsi.