Të tmerruar nga koronavirusi, shqiptarët në Itali kthehen me urgjencè në atdhe, radhë kilometrike në port

Shqiptarët në Itali kthehen në atdhe. Tme.rri që ka shkaktuar koronav.irusi në vendin fqinjë ka bërë që një pjesë e shqiptarëve që jeton në Itali të kthehet në vendlindje.

Fr.ika ka bërë që ata të lënë shtëpitë e tyre për të qëndruar tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Si pasojë radhë të gjata në pikën hyrëse nga Brindisi për në portin e Vlorës. Shkak për radhët janë bërë kontrollet që po ushtron mbi shqiptarët pala italiane.

Reklame

Al.armi për koronavir.usin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy vik.timave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karan.tinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të vik.timave si shkak i koronavi.rusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 vi.ktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë inf.ektuar nga ky virus vde.kjeprurës.

Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe vi.ktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të inf.ektuarve është rritur në 156. Ky vi.rus rre.zikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.