Katërmbëdhjetë rastet e reja të 24 orëve të fundit, kanë çuar në 229 numrin e të infektuarve në Tetovë. Numrat shtohen edhe në Komunën e Tearcës, e cila ditëve të fundit, me 23 të infektuar, 31 në izolim dhe dy të vdekur nga virusi korona. Shtimi i numrit të të infektuarve në këtë komunë, shton edhe shqetësimin e banorëve.

“Është mirë të dihen familjet sepse shqetësimi bëhet edhe më i madh kur s`dihen. Flitet shumë e nuk dihet asgjë”.

“Duhet të informohet popullata se kush e ka virusin. Familjet duhet të dihen kush e ka dhe të izolohen ato jo krejt popullata, pa e ditur se kush e ka kush jo, duhet të largohen njerëzit pak.

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e moskujdesit, thotë kreu i bashkësisë lokale të Sllatinës, ku ndërruan jetë dy persona nga virusi korona.

“Ne nuk jemi fort të kujdesshëm për veten tonë për shoqërinë dhe për rrethin në përgjithësi. Ne faktikisht duhet t`u përmbahemi rregullave që jepen në Ministrinë e Shëndetësisë- deklaroi Daut Jumnia, Kryetar i BL Sllatinë

Në Komunën e Tearcës, ka gjithsej 23 të infektuar dy nga të cilët kanë nderuar jetë, ndërsa pesë janë raste aktive.

“Nuk përjashtohet mundësia për masa plotësuese apo restrikcione të reja për lokalitete të caktuara, nëse këtë na rekomandojnë institucionet kompetente- pohoi Salajdin Zeqiri, Shtabi i krizës në Tearcë.

Ditëve në vijim, në Komunën e Tearcës, pritet të lëshohet edhe një ekip mobil për testime masive.

Bashkim Sulejmani