Tearcë, protestuesit kërkojnë urgjentisht të realizohen kërkesat e tyre, në të kundërtën do të bllokojnë rrugët (VIDEO)

Advertisment

Sot u protestua kundër shtenjtimit të rrymës elektrike në tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe në Zhelinë. Protesta kundër shtenjitimit të rrymës elektrike, këtë të premte u zhvillua në katër lokacione të ndryshme në komunat përreth Tetovës, përcjell in7.

Siç ishte shkruar edhe në paralajmërimin e këshillit protestues, protestat që filluan në Tetovë, Shkup, Gostivar, Kërçovë dhe në disa qytete tjera të Maqedonsë së Veriut, sot u zhvilluan edhe në komunën e Tearcës, Bërvenicës, Bogovinës dhe Zhelinës.

Reklame

Nga Këshilli protestues, që ishin të pranishëm në protestën e organizuar në Komunën e Tearcës, përpara objektit të kësaj komune, u kërkua edhe një herë që:

Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 20%.

Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë evn, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve;

Kuvendi i RMV-së të ç’aktivizojë (zhbëjë) komisionin rregullator energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;

Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.