Tek Dhoma publike janë shpërndarë mbi 800 fotografi dhe video

Advertisment

Afro 800 fotografi dhe video komprometuese janë shpërndarë në grupin Dhoma Publike, në rrjetin social “Telegram”, kurse grupin e kanë udhëhequr dy administratorë, dhe dy moderator.

Këto informata i bëri publike sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naçe Çulev.

Reklame

Duke u përgjigjur gazetarëve, Çulev tha se është dërguar lutje në zyrat e “Telegram” në Britani të Madhe për të marrë më shumë informacione lidhur me administratorët e grupin dhe për të gjithë anëtarët të cilët e kanë shkelur ligjin.