Telefonata e Zaev me komedianët rusë, reagon presidenti Thaçi

19
#

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth bisedës telefonike të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me humoristët rusë, ku përmermendet emri i tij dhe planet për ndarjen e Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Presidenti kosovar ka thënë se, kryeministri Zaev e ka thirrur në telefon atë dhe se i ka sqaruar se deklarimet e tij për shk.ëmbin te.rritoresh janë bazuar në shkrimet e mediave dhe të gazetës Sp.utnik dhe se nuk ka pasur ndonjë informatë tjetër zyrtare.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shë.njestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një gjë e tillë, bëri b.ujë në Prishtinë pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb Alekasandar Vucic po bisedojmë për shk.ëmbim te.rritoresh.

“Ata po përpiqen të shk.ëmbejnë te.rritore” ka thënë Zaev, duke u h.amendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar fr.ikën për të ardhmen e Ballkanit. (INA)