Televizioni Kombëtar bullgar,filloi të emetohet në Maqedoni

Televizioni Kombëtar bullgar nga dje, në ditën Kombëtare të Bullgarisë – 3 Marsi, filloi të emetohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

3 Marsi në Bullgari kremtohet si ‘Dita e Çlirimit nga Perandoria Osmane” respektivisht dita e bashkimit kombëtar, kur në vitin 1878 është nënshkruar Marrëveshja e paqës e Shën Stefanit.

Derisa në Maqedoninë e Veriut filloi të emetohet Televizioni Kombëtar I Bullgarisë, nuk ka një datë të saktë se kur Radio Televizioni I Maqedonisë do të emetohet në Bullgari. Sipas përfaqësuesit të posacëm të qeverisë për ialogun Shkup-Sofje, Vlado Buçkovski, detajet duhet të saktësohen javën e ardhshme, kurse më 10 Mars në Sofje, dy televizionet kombëtare duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për këmbime programore.