Temperatura rekorde sot në Maqedoni, shkoi deri në 40 gradë

Advertisment

Mot me diell dhe i nxehtë me erë të dobët nga drejtimi verior do të mbajë deri në fund të ditës. Më nxehtë sot është në Demir Kapi dhe Gjevgjeli ku temperatura maksimale arriti deri në 40 gradë Celsius.

Siç kumtoi DPHM, pas Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë pason Shkupi – Zajçev Rid ku janë matur 39 gradë Celsius, në Shkup-Petrovec, Shtip dhe Strumicë 38, në Tetovë 37, Manastir dhe Vinicë 36, Pretor 35, Kriva Pallankë 34 dhe Ohër janë matur 33 gradë Celsius.

Reklame

Të shtunën do të ketë vranësira të rritura dhe zhvillim të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe paraqitjen e vetëtimave. Nga e diela do të mbizotërojë sërish stabilizim i motit.