Temperaturat sot deri në 35 gradë celsius

Advertisment

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe shumë i ngrohtë. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të lëviz prej 27 deri 35 gradë Celsius.

Reklame

Në Shkup mot me vranësira mesatare dhe shumë i ngrohtë. Do të fryejë erë e dobët mesatare nga drejtimi jugor. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 34 gradë Celsius.

Nën ndikimin e një mase ajri shumë të nxehtë, deri të martën temperaturat ditore do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna në orët e pasditës do të ketë destabilizim të atmosferës me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima, ndërsa nga e mërkura edhe temperatura ditore do të ulet.