Tènsione në kuvendin e Maqedonis, a do të ketë zgjedhje më 12 prill?

Advertisment

Tènsione dhe paqartësi kanë shoqëruar punën e Kuvendit gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e vona të natës. Seanca plenare për Ligjin e Prokurorisë Publike u hap por nuk u zhvillua debat.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi kërkoi takim të liderëve nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës për t’u dakorduar nëse partitë duan zgjedhje më 12 prill. Reagimi i Xhaferit erdhi pas statusit në rrjetin sociale Facebook të sekretarit të përgjithshëm të LSDMsë Lupço Nikollovski i cili kishte shkruar se është koha që LSDMja të formojë shumicë të re parlamentare dhe të punojë për zgjedhje të rregullta dhe jo zgjedhje të parakohshme, në rast se edhe më tej pengohet sjellja e ligjeve të rëndësishme.

Reklame

Jozyrtarisht, përplasjet vinë pasi BDIja ka kushtëzuar votimin e Ligjit për Prokurorinë Publike me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe balancimin e njësive zgjedhore.

Për sot , e premte është caktuar edhe seancë për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi kurse për në datë 16 shkurt, Xhaferi ka dorëzuar nismë për shpërndarjen e Kuvendit.