Tentoi të vidhte makinën gjatë orës policore, në pranga 23 vjeçari

Advertisment

Më 13 prill 2020, rreth orës 21:30, gjatë kohës së ndalesës për lëvizje, respektivisht gjatë orës policore policia ka arrestuar personin M.A. 23-vjeçar nga Velesi,

i cili në rrugën “Dimko Najdov” në Veles po tentonte të vidhte një makinë.

Reklame

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur gjësende të vjedhura si dhe mjete për kryerjen e veprës penale.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Velesit. Kundër tij do të ngrihen akuza për krimet e kryera, si dhe për mosrespektimin e ndalimit të lëvizjes.