Tërhiqet një deputet i BDl-së, ja emri i tij!

Advertisment

Ende pa e marë zyrtarisht mandatin, një deputet i BDI-së në njësinë zgjedhore numër 5 pritet të tërhiqet. Sipas burimeve të Gazetës Lajm, bëhet fjalë për deputetin Ismail Jajoski, i cili me shumë gjasë nuk do të ulet në bankat e kuvendit, por do të vazhdojë mandatin e kryetarit të komunës në Pllasnicë.

Jajoski ditët në vazhdim pritet të flasë për vendimin e tij përfundimtar, por burimet tona partiake thonë se e ka prerë mendjen të mbetet kryetar komune, post nga i cili edhe më lehtë mund të menaxhojë biznesin e tij të suksesshëm në kompaninë “Pucko Petroll”.

Reklame

Në vend të Jajoskit, deputet pritet të bëhet i katërti në listën e kandidatëve, Jeton Shaqiri. Përflitet edhe mundësia që Shaqiri tia lirojë vendin ish deputetit, Musa Ibrahimi.