Tërhoqi tre herë nga 220 mijë euro në katër muaj: Ronaldo në shënjestër për pastrim parash

Pas Allegrit, zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë janë përqendruar gjithashtu edhe te Cristiano Ronaldo.

Por nëse për trajnerin e Juventus raportet kanë të bëjnë me transaksione të dyshimta të lidhura me botën e basteve dhe bixhozit (fakte që Allegri i mohoi menjëherë), për portugezin – raporton gazeta La Verità – në vëzhgim janë tre tërheqje parash prej € 220,000 të bëra mes dhjetorit 2020 dhe shkurt 2021.

Reklame

“Ndërsa kemi parasysh origjinën e caktuar të financimit dhe profilin e lartë ekonomik të klientit, duke mos qenë në gjendje të dimë destinacionin real të fondeve të tërhequra në para, ne vazhdojmë me përcjelljen e këtij raporti të dyshimtë të transaksionit” shkruhet në shënimin e risc manager të bankës që shton më pas se “klienti, gjatë tërheqjes së fundit, gjatë verifikimit, deklaroi se ishte fondi i nevojshëm për pagimin e shpenzimeve ditore”.

Mes janarit 2020 dhe marsit 2021, llogaria e Ronaldos paraqiti afërsisht 34 milion euro si hyrje dhe pak më pak se 31 milion e 500 mijë euro në kolonën e shpenzimeve: në praktikë, shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.