Tërmet i fortë në kufirin Turqi – Iran , 7 të vd ekur dhjetëra të lënduar

Advertisment

Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter goditi kufirin e Turqisë me Iranin herët në mëngjes.

Ministri i brendshëm turk Sulejman Soylu njoftoi se 7 persona, 4 të rritur dhe 3 fëmijë, vdiqën në fshatrat e rrethit Başkale të Vanit si pasojë e shembjes së ndërtesave e dhjetëra të plagosur.

Reklame

Tërmeti ndodhi rreth orës 08.53 dhe epiqendra ishte qyteti Hoy i Iranit. Tërmeti, 5.22 kilometra i thellë, gjithashtu u ndje rëndë në rrethin Yüksekova të Hakkarit, 4.75 kilometra nga epiqendra. Tërmeti u ndje në provincat kufitare Idır, Kars dhe Ağrı dhe Van, si dhe Hakkari.

Në Iran, askush nuk humbi jetën.

Pas tërmetit 5.9, pati edhe 6 paslëkundje të tjera me madhësi midis 2.3 dhe 3.9.