Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë rreth 5 ballë ka goditur provincën Elazığ në Turqinë lindore.

Dridhja u konfirmua edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Urgjencës (AFAD).

Sipas informacionit në faqen e internetit të këtij institucioni, tërmeti u regjistrua në Sivrice të Elazig, rreth orës 20.53, sipas kohës lokale atje.

Është përcaktuar se tërmeti kishte një thellësi prej 21.34 kilometrash, raportonAnadolu Agency.

Ndërkohë Observatori Kandilli njoftoi se tërmeti ishte me madhësi 5.1 të shkallës së Rihterit.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose dëme.

Rajoni është një nga rrethet më aktive sizmike në vend, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërruese.