Tërmet në Greqi, ndjehet edhe në Maqedoni të Veriut

Një tërmet me magnitudë 4.1 sipas shkallës Rihter u regjistrua këtë pasdite në ora 15:09 sipas kohës lokale në Greqi.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 39 kilometra në jugperëndim të Larisës me një thekklsi prej 7 kilometrash. Tërmeti u ndje edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë që mbrëmë në Maqedoni të Veriut u regjistruan një seri tërmetesh me epiqendër afër Liqenit të Mavrovës.