Advertisment
Tërmet me intensitet prej tre deri katër ballë sipas Shkallë makroseizmike evropiane sot në mëngjes në orën 5 e 9 minuta është ndjerë nga banorët e Ohrit, Strugës dhe rrethinës.
Siç kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë 114 kilometra në jugperëndim të Shkupit dhe vjen nga rajoni epiqendror i Ohrit.
Reklame
Tërmeti ka qenë me magnitudë të Rihterit prej 3,4 ballë.