Tërmet prej 5,7 ballëve në Greqi, është ndjerë edhe në Maqedoni

Sipas Entit për Sizmologji në Shkup, në ora 1 e 49 minuta është regjistruar një tërmet me epiqendrën në Greqi, 300 kilometra në jug të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Tërmeti ka pasur 5.7 shkallë sipas Rihterit dhe është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut me intensitet prej 3 ballësh sipas Shkallës Sizmike Evropiane.