Tërmetet që g oditën Maqedoninë dhe Shqipërinë/ Sizmiologu: Pse do kemi pasgoditje

Advertisment

Dy lëkundje tërmeti, me epiqendër në zonën e Mavrovos në Maqedoni, por që u ndjenë jo pak dhe në vend tonë, risollën frikën gati një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje për emisionin “Ftesë në 5”, sqaron se lëkundjet e sotme nuk kanë lidhje me tërmetin tragjik të një viti më parë.

Reklame

Sipas tij këto janë lëkundje të zakonshme, që nuk paraqesin rrezik, duke theksuar se do të vijojnë pasgoditjet, por që do të jenë të një magnitude më të vogël.

“Janë tërmete të zakonshëm, nuk kanë rrezik, është më e qetë energjia që çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve. Ky nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit. Njerëzit nga ndjesia e tërmetit të nëntorit ët kaluar krijon ndjesinë e frikës, por për vetë faktin se kemi dy tërmete të të njëjtit nivel, tregon se do të kemi pasgoditje të tjera në ditët në vijim, por do të jenë të një magnitude më të ulët”, tha sizmologu.

Sipas IGJEUM, lëkundja e parë u regjistrua në orën 03:54, me magnitudë 5.1 rrihter, me epiqendër në Gostivar, ndërsa lëkundja e dytë u ndje disa orë më vonë, në 15:25, me magnitudë 5.