Tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri, shembet një hotel

Advertisment

Një hotel afër Gjirit të Lalzit është shembur pas tërmetit të mbrëmshëm. Kështu kanë deklaruar edhe qytetarët duke bërë publike fotografi në rrjetet sociale.

Mbrëmë Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 5 pikë 3.

Reklame

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Hamalle të Durrësit. Tërmeti është ndjerë në Tiranë por edhe në Kosovë.

Ndërkaq si pasojë e këtij tërmeti, një hotel në fshatin Rrotull Gjiri Lalzit, është shembur dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.