Tërmeti shkund Greqinë

Advertisment

Teksa Turqia vijon prej javësh të lëkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme, së fundmi edhe Greqia është goditur nga një tërmet i fortë.

Lëkundjet janë regjistruar në ishullin e Kretës rreth orës 18:02 me orën lokale.

Reklame

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 shkalla Rihter, ndërsa thellësia e lëkundjeve 13 km.

Kreta u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale.(koha.mk)