Termine plotësuese për vaksinim të qytetarëve nga 73 dhe 74 vjeç

Advertisment
HTML Image as link

Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup ka termine të lira plotësuese për vaksinim të qytetarëve të moshuar nga 73 dhe 74 vjeç.

Terminet janë të hapura nga sonte dhe qytetarët nga kjo grumoshë të cilët deri tani shfaqnin dëshirë për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk ose përmes mjekut amë, të njëjtit mund të paraqiten tek mjeku i tyre amë që t’ju caktojë termin për vaksinim.

Reklame

Vaksinimi i këtyre grupmoshave të qytetarëve do të fillojë të enjten, në pikat për vaksinim në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, njofton Portalb.

“Vaksinimi vazhdon në pajtueshmëri me Strategjinë kombëtare për kovid imunizim me prioritet në bazë të moshës, në këtë fazë do të përfshihen personat e rritur, gjegjësisht më të moshuar – kategoria që gjithsesi është përfshirë me numër më të madh të sëmundjeve kronike,

me rrezik të lartë për formë të rëndë të sëmundjes së Kovid-19, implikime dhe vdekje”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.