Terreni gati për sfidën mes Maqedonisë dhe Kosovës

Advertisment

Stadiumi në Shkup, pas rekonstruimit gati një mujor të terrenet, ka marë një pamje të re dhe duket se është gati për përballjen e madhe të balotazhit të Ligës së Kombëve, në mes Maqedonisë dhe Kosovës, e cila ende nuk ka një datë të saktë të zhvillimit.

Tani terreni i gjelbër ka marë një pamje të re dhe i ngjan terrene në stadiumet e mëdha evropiane.

Reklame

Ajo që brengos pak drejtuesit e këtij impianti janë përballjet e Ligës së Parë, që do të zhvillohen në këtë impiant gjatë muajit qershor dhe korrik dhe që mund të dëmtojnë terrenin para sfidës historike në tetor.