Testet e Sistinës dallojnë nga tjerat, nuk i llogaritim ato që dalin pozitiv

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se të gjithë pacientët të cilët detektohen si pozitivë në testet e antitrupave të kryera nga Spitali Sistina, detyrimisht duhet të bëjnë test për praninë e virusit edhe në Institutin e Shëndetit Publik, sipas vendimit të Komisionit të Ministrisë për sëmundje infektive.

Në lidhje me publikimet e mediave për numrin e rasteve pozitive të pacientëve të testuar në Sistina, Ministria e Shëndetësisë sqaron, siç thuhet në deklaratë, se testet të cilat i përdor klinika private Sistina janë një lloj i ndryshëm nga testet e të gjitha institucioneve të tjera.

“Përkatësisht, këto teste e detektojnë praninë e antitrupave të virusit Kovid-19, ndërsa testet e tjera e zbulojnë praninë e drejtpërdrejtë të vetë virusit. Për pozitivë konsiderohen ata pacientë të cilët janë pozitivë në virus dhe ekskluzivisht dërgohen dhe regjistrohen në statistikat ditore.

Të gjithë pacientët të cilët detektohen si pozitivë në testet e antitrupave të cilat i bën Sistina, detyrimisht duhet të bëjnë test për praninë e virusit në ISHP, sipas vendimit të Komisionit të Ministrisë për sëmundje infektive”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë./zhurnal/