Testet i bleu nga Kina, Spanjës i rezultojnë jo efektive mijëra prova për Koronavirusin

22

Ekspertët e mikrobiologjisë në Spanjë po paralajmërojnë se testet e shpejta të koronavirusit që vendi ka blerë nga Kina nuk po tregohen vazhdimisht efektivë.

Për momentin Spanja është vendi i dytë më i prekur në botë, pas Italisë, me rreth 4000 të vdekur.

Studimet mbi testet e bëra në Spanjë zbuluan se ato kanë vetëm 30% ndjeshmëri, që do të thotë se ata identifikojnë saktë 30% të njerëzve me virus, thanë burimet për gazetën spanjolle El País. Këto burime gjithashtu i thanë gazetës se testet normalisht duhet të kenë një ndjeshmëri më shumë se 80%.

Fernando Simón, drejtori i Qendrës Spanjolle për Alarme Shëndetësore dhe Emergjencat, tha të enjten se Spanja kontrolloi 9,000 teste dhe zbuloi se efektiviteti i tyre nuk ishte ai i duhuri, dhe vendosi t’i kthejë ato.

Testet janë prodhuar nga kompania kineze e bioteknologjisë Bioeasy, njoftoi El País. Testet e kësaj kompanie janë blerë edhe nga vende të tjera përfshirë Gjeorgjinë.

Ambasada kineze në Spanjë tha në Tëitter të enjten se furnizimet mjekësore që dhurohen nga Kina për vendet e tjera të infektuara nuk përfshijnë produkte nga kompania Bioeasy. Ambasada tha se Ministria e Tregtisë Kineze i ka dhënë Spanjës një listë të prodhuesve dhe se Bioeasy nuk ishte në mesin e tyre, pasi kompanisë nuk i është dhënë ende një licencë nga Administrata Kombëtare e Kinës për Produktet Mjekësore.