Testi i shpejtë 5 dollarësh për COVID19 do të shpërndahet në 133 vende

Negative test result by using rapid test device for COVID-19, novel coronavirus 2019 found in Wuhan, China
Advertisment

Prodhuesit e ilaçeve, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin bamirës “Bill dhe Melinda Gates” për të prodhuar 120 milionë teste të shpejta, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Testi i ri, praktik dhe i lehtë për t’u përdorur do të japë rezultate brenda 15-30 minutash, në vend të orëve ose ditëve”, tha Tedros.

Reklame

Një test që mund ta diagnostikojë saktë koronavirusin brenda pak minutash, do ta zgjerojë testimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas saj, testi prej 5 dollarësh mund ta transformojë gjurmimin e koronavirusit në vendet më pak të pasura, që kanë mungesa të punëtorëve të kujdesit shëndetësor dhe të laboratorëve.

Koha e gjatë midis bërjes së testit dhe marrjes së rezultatit i ka penguar përpjekjet e shumë vendeve për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Marrëveshja midis prodhuesve të ilaçeve dhe fondacionit “Bill dhe Melinda Gates” do të përfshijë 133 vende – shumë prej tyre në Amerikën Latine, e cila aktualisht është rajoni më i goditur nga pandemia për sa i përket fatalitetit dhe shkallës së infeksionit.

Marrëveshja do të sigurojë 120 milionë teste gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 33 milionë njerëz. Prej tyre, mbi një milion kanë vd ekur dhe mbi 23 milionë janë shëruar.