Tetë persona të arr.estuar për dr.ogë në autostradën Tetovë-Gostivar

70

Gjithsej tetë persona janë arr.estuar për d.rogë në tre aksione policore pardje dhe dje në pikëpagesën rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar.

Gjashtë persona nga Shkupi, në dy kontrolle të ndara, janë arr.estuar dje në periudhë prej dy orëve, mes orës 20 dhe 22, pasi te ata janë gjetur mjete nar.kotike, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

“Dje rreth orës 20:15, nëpunës policorë nga Gostivari kanë p.rivuar nga liria dy banorë të Shkupit. Te K.K. (27) dhe B.D. (23) janë gjetur mar.iuhan dhe k.okainë. Dy orë më vonë, rreth orës 22, në pikëpagesën e njëjtë janë pri.vuar nga liria I.M. (29), G.M. (32) dhe L.N. (32), të gjithë nga Shkupi. Gjatë kontrollit te ata është gjetur m.arihuanë”, kumtoi MPB-ja.

Ditën paraprake, më 1 gusht, nëpunësit policorë nga Gostivari kanë arr.estuar edhe një person nga Gradeci. Ai u pr.ivua nga liria për shkak të bazës së njëjtë të dys.himit, duke marrë paarsysh se te ai është gjetur k.okainë.

“Rreth orës 19 në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, policët gjatë kontrollit të kryer te personat V.R. (38) nga fshati Gradec, Gostivar dhe te Gj.F. (47) nga Gostivari kanë gjetur k.okainë”, informojnë nga MPB-ja.

Të gjithë personat e arr.estuar në Stacionin policor në Gostivar janë mbajtur për procedurë të mëtejshme. .