Tetova dhe rrethina me 164 raste të reja për 1 javë, dhe 4 të vdekur

Në komunën e Tetovës sot u realizua mbledhja e 16-të me rradhë e shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, me ç’rast nga organet kompetente u raportua me sa vijon.
Deri 15.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth deri më tani janë regjistruar 17 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 430. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 144 persona kurse 28 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 258.

Gjatë 7 ditëve të fundit numri i rasteve të reja ka shënuar rritje shumë të madhe, informon portali “tetova1”. Kështu me 08.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth ka qenë kjo gjendje.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

-Komuna e Tetovës 159 (9 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 58 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 36 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bërvenicës 19 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 13 (2 kanë ndërruar jetë)
-dhe Komuna Zhelinës 7 të infektuar (4 persona kanë ndërruar jetë)

Kurse me 15.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth është kjo gjendje:
-Komuna e Tetovës 246 (+113) dhe 11 kanë ndërruar jetë(+2)
-Komuna e Bogovinës 65 (+7) dhe 7kanë ndërruar jetë (+1)
-Komuna e Tearcës 48 (+12) dhe 2 kanë ndërruar jetë
-Komuna e Bërvenicës 27 (+8) dhe 1 ka ndërruar jetë
-Komuna e Jegunovcës 26 (+13) dhe 3 kanë ndërruar jetë (+1)
-dhe Komuna е Zhelinës 18 të infektuar (+11) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë.

Që do të thotë se gjithësej ka 164 raste të reja me COVID-19 dhe 4 të vdekur më shumë në 7 ditët e fundit (periudha 08-15.06.2020).  Rritje më të lartë ka në Komunën e Tetovës (+113 raste), në Komunën e Jegunovës (+13 raste), Komunën e Tearcës (+12 raste), Komunë të Zhelinës (+11 raste). Komunë të Bërvenicës (+8 raste) dhe Komunë të Bogovinës (+7 raste)./ tetova1/