Tetova dhe zgjedhjet lokale 2021, kush do udhëheq me komunën?

Advertisment

Tetova është një nga bastionet kyçe të partive politike shqiptare për zgjedhjet lokale të 2021. Kush do të fitoj këtë komunë ai merr edhe atributin e fituesit të zgjedhjeve, pasi që konsiderohet edhe si qendra e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Partitë kanë nisur me kalkulimet dhe analizën e kandidaturave se kush do të nxirret në garën e tetorit të 2021.

Reklame

Nga BDI jozyrtarisht mësohet nga INA se për kandidat për kryetar komune në Tetovë do të jetë Florin Besimi, kryetari i degës së kësaj partie dhe njëkohësisht drejtor aktual i Klinikës në Tetovë. Përpos tij, nuk përfliten kandidatura të tjera.

Në kampin opozitar shqiptar, gjegjësisht nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa deri tani nuk ka kandidatura të mundshme se kush do të jetë.

 

Ndërkohë, Lëvizja BESA bashkë me LSDM, duke përfshirë edhe parti tjera mund të jenë befasi në zgjedhjet e tetorit. Edhe nga kjo parti nuk bëhen të ditur emra kandidaturash, por nuk përjashtohet edhe mundësia e rikandidimit të kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili kishte siguruar një rezultat të ngushtë në zgjedhjet e fundit lokale. (INA)